Kombëtarja kroate e cila ka disa mungesa thelbësore në ndeshjen ndaj Kosovës, ka idetë e qarta se me çfarë formacioni do ti kundërvihet skuadrës së Albert Bunjakit, në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet në “Loro Boriçi”, të Shkodrës.
Trajneri Ante Cacic, në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese të Kupës së Botës, pritet të luaj me sistem të lojës 4-4-2, teksa formacioni i kroatëve do të përbëhet nga këta futbollistë:
Kroacia: Subasic, Vrsalkjo, Corluka, Vida, Pivaric, Badelj, Kovacic, Perisic, Brozovic, Kalivic, Mandzukic.