Edhe pse dallimi i pikëve me Juevntusin është vetëm një, Napoli është skuadra më spektakolare në Serie A.
Ky Napoli është për titull, i rekordeve dhe i futbollit më të bukur që mund të dhurojë një skuadër, dhe kjo nuk vlen vetëm për Itali, por edhe në Evropë, shkruan Korneri.net
Napoli i Sarrit deklasoi në udhëtim Cagliarin 0:5, në një tjetër shfaqje të madhe që dhuruan napolitanët. Jose Maria Callejon dhe Dries Mertens shënuan golat e pjesës së parë që në njëfarë mënyre edhe e përfunduan çështjen e fitores.
Më pas radhën për të shënuar e kishin Marek Hamsik dhe Lorenzo Insigne, ndërsa në sekondat e fundit “manitan” e Napolit e mbylli Mario Rui.
Për momentin Napoli ka 4 pikë më shumë se Juventusi që mbetet me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Korneri.net