Feronikeli është duke punuar intenzivisht ditëve të fundit për gjetjen e trajnerit të ardhshëm i cili do ta drejtojë njërën prej skuadrave më të mira kosovare ne tri vitet e fundit.
Para pak ditësh e kemi shkruar opcion real është Bylbyl Sokoli me të cilin kanë vazhduar kontaktet, por sipas burimeve të Korneri.net, janë edhe dy trajner tjetë që janë në listën e ngushtë dhe të cilët nuk janë nga Kosova.

I pari është ish-trajneri i Tiranës dhe Skënderbeut, Mirel Josa i cili për herë të parë do të drejtonte ndonjë klub Kosovar, dhe ish-trajneri i Shkëndisë së Tetovës Jeton Beqiri, shkruan Korneri.net.
Për momentin zyrtarët e klubit janë duke diskutuar me të tre këta trajner për të marr fillimisht mendimin e tyre se çfarë dëshirojnë, cili është synimi dhe për sa vite dëshirojnë kontratë, dhe në fund kuptohet edhe paga të cilën e kërkojnë.

Gjithsesi, shumë shpejtë ndoshta deri në fund të kësaj jave Feronikeli do të emëroj trajnerin e ri, kurse menjëherë do të njoftohen edhe lexuesit tanë se cili prej tyre do ta drejtojë klubin nga Drenasi. /Korneri.net.

Artikulli paraprakNga Kaka te Falcao: 8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim
Artikulli tjetërZyrtare: Vushtrria emëroi trajner Isa Sadriun