Mund të jetë ndër lojtarët më të rinj në grupin e Kombëtares shqiptare të futbollit, por Elseid Hysaj është kthyer në një prej lojtarëve tek të ciklet trajneri De Biasi beson më shumë.

Ndonëse nuk i është dhënë shiriti i kapitenit, duke qene i treti në radhë pas Agollit dhe Mavrajt, futbollistit i është besuar një rol të cilin më parë e mbante Lorik Cana, shkruan panorama sport. Gjatë stërvitjeve të skuadrës, Cana zakonisht kryente rolin e përkthyesit për pjesën tjetër të ekipit, kur trajneri shpjegonte ushtrimet që duheshin bërë apo manovrat taktike.

Ndonëse në ekip ka futbollistë të tjerë me shumë eksperiencë dhe që e kuptojnë mirë gjuhën italiane, De Biazi ia ka besuar këtë detyrë Hysajt, i cili tashmë u përkthen të gjithë futbollistëve të tjerë detyrat që kanë do të kenë në fushë dhe atë që duhet të bëjnë në çdo moment./Korneri.net.

Artikulli paraprak‘Senzacioni’ i mërkatos së verës së kaluar vetëm një hap larg skuadrës spanjolle
Artikulli tjetërMesut Ozil i jep sinjale gjigantit gjerman, rikthimi në Bundesligë shumë i mundshëm