Ishte më shumë se e sigurtë se ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Turqisë, Fenerbahce-Besiktas, do të ndërpritet para kohe.

Sa herë që lojtarët e Besiktasit shkonin për të karkuar nga këndi, niste stuhia e gjësendeve të forta nga tifozët e Fenerit drejtë lojtarit mysafirë dhe në tri raste gjyqtari kryesor u bëri me dije vendasve se loja mund të ndërpritet dhe të dënohet Fenerbahce, shkruan Korneri.net

Por, pasi tifozët e qëlluan në koikë trajnerin e njohur të Besiktasit, Şenol Güneş, gjërat ndryshuan. Atë menjëherë e dërguan në spital, loja u ndërpre dhe pas 20 minutave u konfirmua lajmi se ndeshja nuk do të vazhdoj.
Kjo është e rrallë e trajnerit Şenol Güneş, pasi u desht të intervenohej nga mjekët me qepje sepse goditja ishte e fortë.
Kjo foto e bërë do të ndikoj shumë në epilogun final të ndeshjes, sepse parashikohet që Besiktas ta fitoj duelin 0:3 në tavolinë dhe të dëpërtojë në finale. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here