Gerard Pique i ka dhënë fund diskutimeve sa i përket të ardhmes së Neymar-it.

Mbrojtësi i Barcelona-s ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për të ardhmen e yllit brazilian.

Vetëm dy fjalë: “ Se queda”, që përkthehet “Ai do rrijë”.

PSG-ja ishte gati të bënte çmendurira për sulmuesin, por Neymar-i, në fund, pas lutjeve të shokëve të ekipit, vendosi t’i thoshte “jo” milionave dhe të qëndronte te blaugranat.

Pique postimin e tij aq të pritur nga fansat katalanas, e shoqëroi me një fotografi, ku ai ishte me yllin brazilian.

Artikulli paraprakMorata, James, Danilo dhe… Real nuk ka më një Plan B
Artikulli tjetërKlopp i’a bënë me dije Juventusit