Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur në lidhje me përballjen ndaj të  huazuarit Diogo Dalot në ndeshjen e raundit të 16-të të Europa League  kundër Milan muajit tjetër.

Kuqezinjët mezi kaluan tutje pas barazimit 1-1 në shtëpi me klubin serb, por për Man,United he trajnerin norvegjez, është gjithmonë previlegj të luaj ndaj gjigantit italiand he evropian e sidomos kur Zlatan Ibrahimovic do të kthehet edhe njëherë tjetër në Old Trafford, këtë herë si kundërshtar, përcjell Korneri.net

Dalot është i përshtatshëm për të dy ndeshjet, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Old Trafford më 11 Mars përpara kthimit në Milano një javë më vonë.

“Është një dhuratë e bukur për ditëlindjen, apo jo? Të shikosh atë short! ” deklaroi Solskjaer për faqen zyrtare të klubit Man.United në ditën që ai mbushi 48 vjeç. “Ne e kemi traditën ta bëjmë të vështirë për veten tonë në short. Është një nga shortet ku  përsëri që mendoni se mund të jetë një lojë e Ligës së Kampionëve. Është mirë për ne që të kemi këto lojëra për të pritur me padurim. Ky ekip ka nevojë për sfida dhe ne i shijojmë sfidat dhe i përqafojmë ato.

“Tradita dhe historia e AC Milan, është një klub i shkëlqyeshëm që ne e mirëpresim dhe është një stadium i shkëlqyeshëm në të cilin shkojmë atje, dhe ne mezi po e presim atë”, deklaroi në fund norvegjezi. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here