Barcelona ka bërë çmendurinë duke përmbysur rezultatin prej 4:0 ndaj Paris Saint Germainit, për të fituar 6:1 në Camp Nou, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, pas ndeshjes historike ndaj PSG-së ka thënë se çelësi i suksesit të sotëm ishte besimi.
“Çelësi ishte besimi. Gjashtë golat e bënë këtë. Askush nuk është ndalur së besuari, përkundër që ata na shënuan, ka qenë spektakolare në aspektin e emocioneve, kënaqem me këtë për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë”, është shprehur Enrique.
“Këto gara nuk i falin ndeshjet e dobëta, duhet të mësojmë nga gabimet. Kemi rikthyer këtë dhe nuk do të jetë mirë për ekipet e tjera. Këtë fitore iu dedikojmë të gjithë katalunasve, sidomos atyre që besuan tek ne që nga dita e parë”, shtoi ai.