Gjyqtari prishtinas, Besfort Kosumi, konsiderohet një nga më i miri në Kosovë. Përveç kësaj ai po del të jetë një nga më të rreptit në Superligë, shkruan korneri.net.
Ish gjyqtari më i mirë i Kosovës, gjatë këtij edicioni ka drejtuar 11-të takime, në të cilat ka shpërndarë më tepër se çdo koleg i tij kartonë. Kosumi ka zverdhur me kartonë 76 futbolliste, teksa pas 2 të verdhëve ka përjashtuar nga loja me të kuq tre prej tyre. Ai po ashtu ka nxjerrur nga loja 2 futbollistë me karton direkt të kuq.
Kasumi prinë edhe sa i përket penalltive të akorduara, pasi pas 11-të ndeshjeve ka referuar 5 penallti.