Portugezi i famshëm Pepe, sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit pas 10 viteve të kaluara te mbretërit duke shkuar në kampionatin kinez, dhe ky nuk përbënë lajm pasi shumë më herët është shkruar rreth kësaj çështje. Por, lajmi është se kush do të jetë pasardhësi i tij, dhe duket se kjo punë tashmë ka marr fund, pasi pritet vetëm finalizimi i marrëveshjes.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar, Jesús Vallejo Lázaro, i cili pikërisht nga Reali është huazuar me herët te Zaragoza dhe tash te Eintracht Frankfurt, do të kthehet në Bernabeu pasi duket se ka marr përvoj të nevojshme për të qenë pjesë e mbretërve.

Sipas “Marca”, reprezentuesi U-21 i Spanjës, mundet të luajë në nivele edhe më të larta, andaj pritet që në janar ai të kthehet në shtëpi.

jesus

 

Artikulli paraprakZyrtare: Drita godet fuqishëm
Artikulli tjetërE “shqelmoi” Wenger, Guardiola kërkon ta “ledhatojë” kokën e tij…