Nike kanë zbuluar topin e tyre të ri i cili do të përdoret në Premier League sezonin e ardhshëm, por mund të kalojë disa javë apo muaj derisa lojtarët të mësohen me të.
Topi i ri ‘fluturues’ do të përdoret për edicionin 2020-21 dhe përmban kreshta jo shumë të ndryshme me një top golfi në sipërfaqen e tij, si pjesë e një dizajni radikal të ri, përcjell Korneri.net
Sipas Nike, koncepti është që të ndalojë lëvizjen e paparashikueshme të topit pasi të jetë goditur, që është një lajm potencialisht i keq për ata që tentojnë të shënojnë nga goditjeve të lira, teknika e të cilëve bazohet rreth tundjes së topit në ajër të mesëm për të ngatërruar portierët.

Ata pretendojnë se topi që po quhet ‘fluturues’ është më i qëndrueshëm kur shkelmohet duke zvogëluar kështu shanset e topave të gjatë që shkojnë huq, në mënyrë që të jenë më të saktë dhe të shkojnë drejtë objektivit.
Nëse një top është plotësisht i lëmuar, ai ndryshon drejtimin nga ajri, por ky që është disejnuar tanim do të jetë shumë më i mirë dhe më stabil sidomos për pasime të gjata, që në Angli pëlqehet dhe kultivohet ky lloj futbolli. /Korneri.net