Në mbrëmjen e sontme Trepça ’89 do të bëjë debutimin në futbollin evropian duke e zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, përballë skuadrës Víkingur Gøta nga Ishujt Faroe, skuadër kjo e formuar në vitin 2008 dhe siç dihet është gjysmë professional, por gjithsesi kundërshtar që duhet respektuar, shkruan Korneri.net.

Ndeshja luhet në stadiumin “Serpugerdi Stadium Gøta Faroe Islands”, me kapacitet 2000 vende, derisa fotot që po i shihni i siguruam nga kapiteni i Trepçës ’89 Shpëtim Idrizi, të cilin e falënderojmë përzemërsisht.
Trepça ’89 e pati një stërvitje shumë të lehtë një ditë më herët në këtë stadium, kurse sonte e synon rezultatin pozitiv në mënyrë që në ndeshjen e kthimit në “Adem Jashari” të Mitrovicës edhe të sigurojë plasmanin në rrethin tjetër. /Korneri.net

Artikulli paraprakMbrojtësi fantastik në vizita mjekësore
Artikulli tjetërKy është hoteli dhe atmosfera te Trepça ‘89