Federata e Futbollit e Kosovës, konkretisht Komisioni për Licencim tashmë ka zyrtarizuar klubet që kanë marrë ‘dritën e gjelbër’ për të luajtur në arenën ndërkombëtare.

Fjala është për Trepçën ’89, Prishtinën, Llapin e Feronikelin. Të gjitha këto klube i kanë plotësuar kriteret e kërkuara përveç atij infrastrukturor.

Mirëpo, siç është bërë e ditur edhe më parë, shpëtimi për këtë është stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Gazetasheshi.com.

Aty tashmë është duke u punuar që gjithçka të jetë gati në mënyrë që klubet kosovare që dalin në Evropë t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas.

Mirëpo, në rast se stadiumi nuk do të jetë gati, atëherë ekziston rreziku që klubeve t’u ndalohet pjesëmarrja në Evropë edhe këtë edicion.

Artikulli paraprakTransferimi i sezonit në Itali! Belotti do të ndjekë gjurmët e Shevchenkos?
Artikulli tjetërKy ështe gjyqtari i finales në Ligën e Kampionëve