Asistuesi më i mirë i top- kampionateve më fuqishme evropiane, në shënjestër të Real Madridit.

Kevin De Bruyne i cili shkëlqeu edhe në derbin e fundit lokal ndaj Manchester United, po çmend klubin më të madh në botë që tashmë kanë nis bisedimet e para për lojtarin belg, shkruan Korneri.net.

Sipas mediave britanike Reali ka kontaktuar me agjentin e tij Patrick De Koster, nga i cili ka kërkuar informacione shtesë dhe të gjitha kushtet që do t’i donte klienti i tij që nuk është keq te Man.City, por mund të ketë karrierë edhe më të madhe në Santiago Bernabeu.
Po presim ndonjë informacion shtesë, por Reali e ka shumë seriozisht këtë çështje rreth mesfushorit më të mirë aktualisht në botë. /Korneri.net

Artikulli paraprakButragenjo: Real-PSG duhet të ishte….?
Artikulli tjetërPordenone tallet keq me Interin: Nesër ndeshja jonë e Championsit!