Skuadra austriake e Red Bull ka prezantuar sot pilotin e ri që do të garojë bashkë me Max Verstappen sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për meksikanin 30-vjeçar Sergio Perez, i cili është përzgjedhur për të marrë vendin e Albon.

Perez ka qenë pjesë e Racing Point dhe këtë sezon fitoi garën e parë të karrierës, ndërsa tani me skuadrën e Red Bull do të ketë më shumë mundësi të kalojë vijën e finishit i pari, pasi do të drejtojë një makinë shumë më konkurruese.

“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë. Do të garoj me një makinë fituese, gjë që e kam dashur që kur kam ardhur në F1”, tha Perez.

Piloti meksikan është pjesë e Formulës 1 prej 10 vitesh duke ka marrë pjesë në 191 gara, duke fituar vetëm një dhe arritur 10 herë të ngjitet në podium.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here