E morri skuadrën në një monent delikat aspak të favorshëm në rradhitjen tabelare dhe përpak sa nuk i shpëtoi barazhit, por fati deshi të barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit dhe tani do të kërkojë mbijetesën në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizaj, shkruan Korneri.net
Megjithatë trajneri i Vëllaznimit, Gani Sejdiu edhe pse e konsideron kundërshtarin si kundërshtar të barabart beson se skuadra është e përgatitur ta kalojë këtë sfidë të vështirë.
“Ndeshje speciale e barabart dhe psikologjike.Ne jemi të pergaditur dhe të gatshëm që të japim maksimumun qe ta kalojmë këtë test të vështirë kundër një kundershtari shumë të organizuar dhe kualitativ”, ka thënë për kornerin Sejdiu.