Edhe një transferim te klubi nga Skenderaj.

Klevis Shaqa është emri më i ri për Drenicën, që vjen nga kampionati shqiptar, apo më saktë nga klubi i Turbinës, që shumë shpejt e konfirmoi lajmin në faqen zyrtare, shkruan Korneri.net

Drenica gjatë dynjavëve të fundit ka finalizuar transferime të futbollistë nga Shqipëria, Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin nga Partizani, kurse Shaqa është lojtari i katërt.

21-vjeçari shumë shpejt do të jetë ne dispozicionin e trajnerit Bledar Devolli, që ka insistuar për këtë transferim. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here