FIFA ia ka dhënë edhe një lajm të mirë Kosovës. Elbasan Rashani është futbollisti i radhës që e ka marrë lejen nga shtëpia e futbollit ndërkombëtar të luajë për përfaqësuesen më të re evropiane.

Rashani ishte pjesë e Kosovës  në miqësoret e fundit, madje sulmuesi i kampionit aktual norvegjez ka arritur të shënoi dy gola për skuadrën e Bunjakit, ndaj Shqiperisë e Ishujve Faroe.

Elbasan Rashanit në ndeshjen ndaj Kroacisë, pritet t’i shtohen edhe emrat e, Arbër Zenelit dhe portierit boshnjak Adis Nurkovic, pasi për Besart Berishën duhet të presin edhe pak.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Barcelona-Celtic
Artikulli tjetërIlda Bejleri braktis Shqipërinë për Kosovën, ja çfarë i bën Milot Rashica