Cristiano Ronaldo do ta përfundojë karrierën në Real Madrid. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS” që është shumë e afërt me klubin mbretëror, portugezi kontrata e të cilit i skadon në vitin 2018, do ta vazhdojë edhe për shumë vite të tjera dhe fundin e karrierës së tij të pasur do të mbyll në Madrid. Ditëve të ardhshme agjenti i tij Jorge Mendes do të udhëtojë në kryeqytetin spanjoll për tu takuar me presidentin Florentino Perez për ta mbyll marrëveshjen. Gjithnjë sipas këtyre burimeve kontrata është e gatshme për CR7 deri në vitin 2021, atëherë kur Ronaldo do t’i mbush 31 vjet, kurse paga vjetore e tij do të jetë 21 milionë euro.

Artikulli paraprakProbleme në doganën hungareze për tifozët kuqezi
Artikulli tjetërNuk ia keni idenë se si duket stadiumi i Prishtinës sot (FOTO)