Një armë më pak për Sigal Prishtinën.

Sipas burimeve të sigurta të Korneri.net, Drilon Hajrizi është shumë pranë transferimit në Japoni, lajm i cili është i ditur për redaksinë tonë saktësisht që një javë, por I cili është dashur të ishte i fshehtë për shumë arsye, derisa vet Driloni të mos i përfundonte të gjitha bisedimet me kryesonë e Sigal Prishtinës e më pas edhe të paisej me vizën që i duhej për të udhëtuar drejtë Japonisë shkruan Korneri.net.

Normalisht klubi kryeqytetas nuk i ka bërë asnjë problem Drilonit i cili shumë shpejt pritet të niset drejtë Japonisë për të luajtur për gjashtë muajt e ardhshëm sa ka edhe marrëveshjen me klubin e njohur që eksluzivisht po e përmendim këtu, Kanazawa. Nëse gjithçka shkon si duhet, Hajrizi brenda pak dirtëve do të jetë në Japoni ndërsa do të debutoj me 2 dhjetor.
Në rast se Driloni ka paraqitje të mira dhe klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij, atëherë do të nënshkruaj kontratë të re 1-vjeçare. /Korneri.net

Artikulli paraprakBomba e ditës: Kryesia e Drenicës jep dorëheqje!
Artikulli tjetërNuk ka aktivitete nga Federata, trajnerët e futbollit luajnë ndeshje mes vete për nderë të 28 nëntorit