Po mbledhin para që të qëllojnë në shenjë.

Largimi i Neymar nga Barcelona, kuptohet, ka lënë një zbrazëti te skuadra. Edhe pse Lionel Messi ka deklaruar se katalunasit po luajnë më mirë pa brazilianin, megjithë atyre ju duhet një futbollist në atë pozicion, shkruan Korneri.net.

Ousmane Dembele verës u ble për 105 milionë euro, si përforcim i madh, por lëndimi i menjëherëshëm bëri rrëmujë në skuadër, andaj Plillipe Coutinho është zgjidhja e vetme e problemit. Barcelona ofroj për brazilianin 130 milionë euro, ofertë të cilën Liverpool e refuzoi, mirëpo në afatin dimëror Barcelona do të nis ofanzivën e re. Paratë janë të gatshme për transferim dhe pagë të lojtarit, mirëpo fair play është gjëja me të cilën Barcelona nuk dëshiron shumë të merret.

Po shkruhet se Barcelona do t’i shet pesë futbollistë në mënyrë që të mos kapet në fair play, dhe më pak ra rritin edhe ofertën për Coutinhon që do të shkoj deri në 150 milionë euro, ofertë e cila nuk ka gjasa të refuzohet më nga klubi anglez.
Në listën e atyre që pritet të largohen nga Barcelona janë, Javier Mascherano, Arda Turan, Aleix Vidal, Rafinha i Gerard Deulofeu. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk është normal Ronaldo
Artikulli tjetërE pabesueshme: Lojtari i Sevillas me “mbrojtëset” e Ronaldos!!!