Shkodra do të presë dy ndeshje të përfaqësueseve të shqiptarëve. Me 6 tetor do të presë Kosovën e cila luan ndaj Kroacisë ndërsa me 9 tetor do të presë Shqipërinë e cila luan ndaj Spanjës.
Eshtë zbuluar edhe hoteli ku dy përfaqësueset do të grumbullohen. Ai quhet “Gardenland Resort” dhe ndodhet në hyrje të qyetit të Shkodrës, në fshatin e quajtur Barbullush.
Lajmi është konfirmuar nga vetë hoteli i cili në faqen e tij zyrtare shkruan “Resorti do të jetë i mbyllur në data 4-9 tetor pasi në këto ditë do të jetë i gjithi në shërbim të kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës.”
Ky resort është ndërtuar muajt e fundit dhe duket se kushtet e saj të përkryera kanë bërë që dy kombëtaret ta zgjedhin pikërisht atë si vendgrumbullim para këtyre sfidave tepër të rëndësishme.