Për lexuesit tanë bensik kemi sjell edhe një foto nga hoteli ku po qëndron skuadra jonë Trepça ’89 para ndeshjes historike përballë skuadrës nga Ishujt Faroe, Víkingur Gøta e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.
Atmosfera te skuadra jonë është shumë e mirë, e qetë dhe po pritet me qetësi ndeshja e sontme e cila është shumë e rëndësishme para asaj të kthimit që zhvillohet me 4 korrik në Mitrovicë.
Në foto janë, Lapidar Lladrovci, Blerand Kurtishaj, Arbër Potoku dhe Rron Broja.
Duket të buzëqeshur, dhe shpresojmë që buzëqeshja e tyre të jetë e njëjtë edhe pas ndeshjes.
Redaksia e Korneri.net, ju dëshiron fat dhe sukses në duelin e sontëm.