Nga një idhull i padiskutueshëm në një lojtar që rrezikon të largohet në fundit të sezonit. Kun Aguero është vënë në shënjestër të Pep Guardiolës, i cili sipas mediave britanike, nuk e sheh si pjesë e Manchester City në të ardhmen sulmuesin argjentinas. Ashtu si Toure dhe Joe Hart edhe numri 10 shihet si mish i huaj në grup nga trajneri katalanas, i cili po përgatit një revolucion në sulm. Një situatë e ngjashme me atë të Samuel Eto’o te Barcelona sepse pas vitit të parë në stlin blaugrana, Guardiola i dha duart kamerunasit, i cili konsiderohej si një prej sulmuesve më produktivë të ekipit.

El Kun ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje, por takimin kundër Barcelonës e nisi nga stoli dhe ky nuk është një sinjal i mirë. Argjentinasi po luan sezonin e 6 me fanellën e “Citizens” dhe mbërritja e Gabriel Jesus e objektivat Pierre-Emerick Aubameyang e Antoine Griezmann janë një kërcënim real për të ardhmen e tij në “Etihad Stadium”. Gjithsesi, Aguero nuk është i vetmi i “padëshiruar” në listën e Guardiolës i cili ka shënjestruar edhe mbrojtësin belg, Vincent Kompany. Stones dhe Otamendi po i lënë shumë pak hapësira kapitenit të Belgjikës, i cili e ka gjithashtu portën të hapur për të ndjekur një aventurë të re larg Manchesterit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here