Pritet të jetë ndeshja më e fortë deri tash, ajo e kthimit të 1/16 së finales.

Manchester City ka kryer punë të madhe në ndeshjen e parë duke e mposhtur Real Madridin 1-2 në Bernabeu, para se të luante ndeshjen e kthimit, por shkaku i koronavirusit dhe ndalesës së futbollit për disa muaj, ndeshja e kthimit do të luhet të premtën me fillim nga ora 21.00, shkruan Korneri.net

UEFA, ka bërë të ditur edhe emrat e gjyqtarëve që do ta referojnë këtë përballje shumë të rëndësishme, pasi përkundër epërsisë së rezulratit nga klubi anglez,  Real Madridin që ka qenë skuadra më në formë pas rikthimit të futbollit në Evropë

Gjyqtar kryesor do të jetë gjermani Felix Brych, me asistentët Mark Borsch dhe Stefan Lupp. Daniel Siebert do të jetë i katërti, kurse videoasistenti do të jetë Marco Fritz. /Korneri.net

Artikulli paraprakCritical Criteria Of top essay writing essaysrescue – What’s Required
Artikulli tjetërBooker fantastik dhe vendimtar, për fitoren e Suns ndaj Clippers