Pas përfundimit të stërvitkes së fundit së Përfaqësueses së Kosovës në prag të ndeshjes së nesërme në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku sipas burimeve të “Korneri.net” brenda kampit “kaltëreverdh”, tashmë në mendjen e Albert Bunjalit ekziston edhe formacioni që do ti vihet përballë kombëtares së Turqisë.

Rreshtimi i Kosovës në përballjen e nesërme do të jetë 4-1-4-1:

Në portë pritet të jetë Ujkan, ku para vetës do të ketë katërshën, Aliti, Pnishi, Rrahmani dhe Vojvoda, kurse para mbrojtes do të luajë Alushi, ndërsa pas Nuhiut në sulm pritet të luajnë Kryeziu, V.Berisha, Zeneli dhe Avdijaj.

Duke u bazuar nga ky formacion, Kosova pritet që nesër të luajë lojë më defanzive, kurse rrezikun për Turqinë do ta kërkojë nga kundërsulmet e shpejta./Korneri.net.

Artikulli paraprakSpektakël në “Riza Lushta”: Trepça ’89 me “manita” në miqësoren e sotme
Artikulli tjetër‘Arti’ i Griffiths nga goditja e lirë: Barazim i “trentë” në Skoci, Sllovenia e sigurtë ndaj Maltës