Për herë të parë sivjet, Inter është lider në Serie A, por me meritë.

Neroaxurët ishin thjeshtë të hatashëm përballë Chievos për tës hënuar fitore bindëse prej 5:0, pas lojës briliante nga fillimi e deri në fund, dhe vetëmn portieri i mysafirëve Stefano Sorrentino ishte në formë të mirë, sepse ndeshja do të kishte rezultat ndoshta dyfishë më të lartë, shkruan Korneri.net.

Kroati Ivan Perisic ishte më i miri në ndeshje duke shënuar hat-tric, apo golin e tij të shtatë sezonal, kurse në listën e golashënuesve u shënuan edhe sulmuesi dhe mbrojtësi me shumë gjasë më të mirët sot në Evropë, Mauro Icardi dhe Milan Skriniar.
Inter komandon kampionatin e shkëlqyeshëm dhe më tërheqës sivjet në Evropë me 39 pikë, i ndjekur nga Napoli me 38, Juventus me 37 dhe Roma me 34, por me një dneshje më pak të zhvilluar.

Pas një jave në Torino, luhet kryendeshja botërore, Juventus-Inter, që ka nis ta drish Italinë që nga sonte. /Korneri.net

Artikulli paraprakVIDEO/ E kërkon gjysma e Europës, super talenti gjerman imiton Zidane
Artikulli tjetërLakmon Cantona: “Do duhej të isha pasardhës i …?”