Në derbin e 13-të të Ligës së Futbollit të Pçinjës, ekipi KF “Tërnoci” ka deklasuar ekipin e “Aleksincws” më rezultat 6:1 dhe është në pragë të arritjes së titullit kampion të Vjeshtës. Këto ishin dy ekpiet më të mira në renditjen e tabelës dhe u përcollën nga një numër i konsiderushëm i fansave. Ivica Mladenoviq, sekretar i organizatës së futbollit lidhur me këtë ndeshje për sport të rrethit të Pçinjës ka thënë se futbollistët e Tërnocit që nga fillimi i lojës fluturuan mbi fushën e lojës ndërsa mysfarët ishin të ngadalshëm dhe fizikisht dobët të përgatitur. Sipas tij pas kësaj fitoreje KF “Tërnoci” ka marrë vendin e parë në tabelë, por ka edhe një lojë më pakë që duhet luajtur më 4 Dhjetor në Bosilegrad kundër ekipit “Mladost”.

Artikulli paraprakGjyqtarët e Vala-Superligës, xhiro e 14-të
Artikulli tjetërNjë skemë e paparë 4-4-3: 4 portierë, 4 sulmues dhe 3 gola të pësuar!