Shumë kush nuk e di, mirëpo sulmuesi i Koln, Anthony Modeste, para disa vitësh ishte konsideruar “dështak” për futboll edhe pse ai asnjëherë nuk ishte ndalur së punuari, shkruan “Korneri.net”.
Këtë edicion, Modeste, është duke shkëlqyer në fanellën e Kolnit, pasi golat e tij dhe forma e jashtëzakonshme kanë bërë që ofertat për të të jenë nga klube të njohura evropiane.
Sipas mediave britanike dhe gjermane, për sulmuesin janë duke u interesuar katër klube elitare nga Premier League, Crystal Palace, Watford, West Ham dhe Leicester, mirëpo është edhe Borussia Dortmund që vazhdimisht po monitoron situatën e sulmuesit më të rrëzimshëm këtë edicion në futbollin gjerman.