Trepça ka bërë senzacion duke e eliminuar liderin në Vala Superligë nga Digitalb Kupa e Kosovës në futboll për të kaluar në gjysmëfinale, duke treguar lojë shumë më të mirë se sa ’89-nshi, por edhe pati me shume fat nga goditja e penalltive.

Trepça ndeshjen e sotme çerekfinale në “Adem Jashari” e mposhti rivalin lokal pas goditjeve nga penalltia, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me loje te barabarte. Golat nga loja per vendasit i shënuan Sahiti dhe Ahmeti për skuadrën vendase, kurse per ’89-nshin Hajdari dhe Hyseni.

Duhet theksuar se kater golat nga loja e hapur u shënuan në pjesën e dytë.

Tepça në gjysmëfinale i bashkohet Llapit, Besës dhe Drenicës, të cilat siguruar këtë fazë të garave gjatë ditës së djeshme.

Artikulli paraprakPërforcimi i ri i Trepçës ’89 e përcjell ndeshjen nga tribunat
Artikulli tjetërReal Madrid merr vendim të rëndësishëm për Dybala