Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes, a vendosur të hapë një televizion me emrin “Crazy4fun”, derisa Valdes do të ketë dy partnerë.
Sipas “Mundo Deportivos”, ata do të jenë Rafa Coto dhe David Boja.
Kjo kompani do të jetë një prodhim ndërkombëtar me seli në Barcelonë, Abu Dhabi dhe Londër.
Pos postit të drejtorit, Alves do të shfaqet edhe në ekran.
Ai ka krijuar tashmë bazat e emisionit kryesor, ku do të intervistojë lojtarë të njohur.
Programi deri më tani është shitur në 12 vende të ndryshme.
Ndryshe, Valdes do të mbahet mend si një ndër portierët më të mirë në histori të Barcelonës.
Ai fitoi 6 herë La Ligan, 3 herë Ligën e Kampionëve, 6 herë Superkupën e Spanjës dhe 2 herë Kupën e Spanjës e Kampionatin Botëror të klubeve.
Ai ishte portier i Spanjës edhe në triumfin e Kupës së Botës 2010, dy vjet pas fitores në Evropian.
Karrierës së suksesshme Valdes ia shtoi edhe disa transferime zhgënjyese në fund.