Menjëherë pasi e shiti për rekord 150 milionë euro te Barcelona sulmuesin e krahut Ousmane Dembele, Dortmund transferoj futbollist të ri.

Edhe zyrtarisht sulmuesi 27-vjeçar ukrainas, Andriy Yarmolenko është anëtari më i ri i gjigantit gjerman Borussia Dortmund, pasi gjatë ditës ai nënshkroj kontratë deri me 30 qershor të vitit 2021, përcjell Korneri.net.

Për nëntë vite sa qëndroj te Dinamo Kiev, Yarmolenko ishte apsolutisht i pazëvendësueshëm dhe lojtari më i mirë jo vetëm në klubin e tij, por në tërë kampionatin ukrainas. Ai ka shënuar 99 gola në 228 ndeshje për skuadrën e tij, dhe shumë njohës futbolli e konsiderojnë si pasardhësin e të papërsëritshmit Andriy Schevchenko.
Yarmolenko do të bartë fanellën me numrin 9 që deri më sot e kishte Emro Mor, që definitivisht do të shitet në tri ditët e ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakFund fenomenal i merkatos për Liverpool ?!
Artikulli tjetërZyrtare, Memushaj mbetet në Serie A