Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të mbajtur sot, ndër pikat e rendit të ditës, ka qenë edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për dhënjen në shfrytëzim për 25 vite të kompleksit sportiv “Agron Rama”, FFK-së.
Me 19 vota për dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit Komunal miratuan këtë kërkesë e cila do t’i hapë rrugë investimeve fillestare në vlerë prej 3 milion euro.

Pas aprovimit të kësaj kërkese, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, u shpreh i kënaqur me këtë vendim të Kuvendit Komunal dhe me investimin e UEFA-së që do të bëhet në këtë kompleks sportiv, veçanërisht e falenderoi kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri shtytjen që i ka dhënë këtij investimi kaq të rëndësishëm.
Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ishte i pranishëm në seancën e kuvendit, u nda i kënaqur me këtë vendim, njëkohësisht e falenderoi Kryetarin e Komunës për angazhimin e tij të vazhdueshëm në tërheqjen e këtij investimi. /Korneri.net

Artikulli paraprakTalenti i Milanos në U19 të Kosovës, e konfirmon edhe Ramiz Krasniqi
Artikulli tjetërLISTA/ 10 lojtarët e famshëm që veshën fanellën e Milanit dhe të Interit..!