Nga ana tjetër trajneri i skuadrës lidere Prishtinës, Kushtrim Munishi, është shumë i kënaqur sesi po luan skuadra e tij e cila po shënon gol në momente të duhura, por qetësia e madhe e lojtarëve pas golin po e penalizion atë.

Për fat të tij, në këtë ndeshje nuk pranoi golin e barazimit sikurse në Pejë, edhe pse Haxhimusa e qëlloi shtyllën pikërisht në minutën e 90.

“Kjo po na penalizon paksa gjatë lojës, po shënojmë gol me kohë mandej po humbim disa raste, pastaj në vazhdimësi nuk po jemi sa duhet të relaksuar. Po humbim rastet e pastërta sidomos në pjesën e parë, pastaj qëlluan edhe shtyllën në pjesën e dytë, pastaj kjo po na kushton sepse po biem në ndikim të rezultatit, që do të thotë se rezultati po ndikon që në pastaj të biem në presion të kundërshtarit duke menduar se loja përfundoi. Këtë po e potencoj edhe gjatë stërvitjeve, por jam i bindur se kjo në vazhdim nuk do të ndodh më”.

 

Artikulli paraprakArbnor Morina i kënaqur me lojën, jo me mënyrën si pranoi golin
Artikulli tjetërSteven Gerrard dhe Robbie Keane përballë 30 fëmijëve. Kush shpallet fitues? (Video)