Mijëra vullnetarë kanë braktisur Rio 2016 për shkak të kushteve çnjerëzore në të cilat punojnë, për të dhënë kontributin për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike. 20 mijë vullnetarë nga 50 mijë të tillë që u angazhuan nga çdo vend i botës për të kontribuuar pa u paguar, denoncuan oraret e tejzgjatura të punës dhe mungesën e ushqimit. Kjo bën që në shërbim të Olimpiadës të mbeten vetëm 30 mijë persona.

Vullnetarët, të cilët janë paraqitur prej muajit Korrik në qytetin brazilian pas një seleksionimi të nisur prej vitit 2014, u rekrutuan për të punuar në shërbim të Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Rio 2016. Ata kanë qenë të angazhuar në shoqërimin e atletëve në Rio de Janeiro, kontrolli i biletave në momentin e hyrjes së spektatorëve në impiante, ndërsa një pjesë kanë detyra më të specializuara, transmeton “SS”.

Sipas dëshmive të mbledhura nga CBC, rreth 30 për qind e vullnetarëve akuzuan organizatorët e Rio 2016 se u larguan për shkak të punës me orare të tejzgjatura, ku për dy javë kishin pasur pak mundësi për të pushuar mjaftueshëm. Por, akuza më e rëndë lidhet me mungesën e ushqimit. Një person anonim bëri të ditur se vullnetarëve u ishte thënë se duhej të punonin për 8 apo 9 orë vetëm me një vakt të pamjaftueshëm, duke akuzuar Komitetin Organizator në Brazil se shfrytëzuan punën e vullnetarëve për të përfituar financiarisht.

Organizatorët e Olimpiadës i mohuan të gjitha akuzat, madje theksuan se rënia e numrit të vullnetarëve nuk është diçka negative, pasi kjo mund ti ndihmojë për një organizim më të mirë të brendshëm.

Artikulli paraprak“Eksodi” i të mërziturve? Bushi: Të lumtur për Kosovën
Artikulli tjetërElita e futbollit kosovarë nga sot me sponzor të ri gjeneral