Tani rifillon gjithçka. Sepse në Milano, topi rikthehet të përplaset më fortë se kurrë. Nga Kina në botën e merkatos, duke kaluar përmes fushës. Po, në “San Siro”. Shtëpia e re e dy dragonjve, atij zikaltër të Suninge dhe atij tjetrit, kuqezi të SES.
Dy fenomene të ndryshëm, por shumë të ngjashëm në ide. Me dëshirën e njëjtë për tu rikthyer të mëdhenj, menjëherë. Duke e nisur nga Italia, Seria A dhe nga italianët, nëse është e mundur.Për të besuar, mjafton të shohësh Interin. Që tani Gagliardini: një blerje sa i pasur, po aq edhe i çmuar.
I ri dhe i prespektivës. Dhe për atë edhe vetë kinezët ribesuan, duke harruar emrat e mëdhenj ndërkombëtarë, për të lënë hapësirë në kërkim të rigjetjes së krenarisë trengjyrëshe, i inauguruar pikërisht me mbërritjen e ish-futbollistit të Atalantës.
Me atë dëshirën për t’i ridhënë një kuptim gjërave. Falë një ndryshimi perfekt të tendencës, nga fjalët te faktet.Sepse Roberto ishte një okazion për tu kapur fluturimthi. Një djalosh i rritur te Atalanta e mrekullueshme, tashmë gati për të veshur një fanellë të ngjashme zikaltër, por më të rëndë në peshë.
Vërtetë ende jo një superyll, por sigurisht një garanci për të nesërmen. Mbase duke marrë spunto nga ata kushurinjtë aq të rinj kuqezi. Dhe këtë vit ka aq shumë prej tyre. Sikurse tashmë të famshmit Donnarumma, Romagnoli e Locatelli.
Edhe ata të rinj dhe italianë. Por që tani lider të një “djalli” me stil të vjetër tradicional. Me një Milan më fitues dhe pragmatist. Më pak snob dhe pa zonja të para, por plot me aspirues kampionë të rinj. Duke pritur restlyng kinez dhe rinisur nga nga qartësitë dhe premtimet e reja.
Rastësi? Jo, gjithçka e vërtetë.Pikërisht, sepse të mundësh dy herë Juventusin nuk mund të jetë aspak çështje e rastësisë. Dhe tashmë Montella është thirrur në rrethin e të moçmëve. Duke luajtur me përultësi, duke pranuar difektet. Ende në pritje të plakut të vitit të ri të merkatos.
Atë që pikërisht Interit i dhuroi modelin më të fundit të mesfushorit. Dhe që Milanit mund t’i sjellë një anësori që mund t’i japë frymëmarrje të pazëvendësueshmit Suso. Po, Dulofeu i Everton është rikthyer si një pistë e mundshme për tu përshkruar.
Sepse i riu që avancon në 2017 është më i mirë se i përdoruri. Pa harruar talentet vendase, duke i revolucionarizuar dhe maturuar. Duke ndjekur kështu proverbën angleze, akoma më saktë, atë kineze.
Raporti: telesport