Disa të vetëquajtur analistë vazhdimisht deklarojnë se në futbollin kosovar nuk ka trajner të nivelit të lartë, duke i nënvlersuar strategët e skuadrave të Vala Superligës, por të gjithë këta persona, të cilët vlersimet për futbollin i japin pasi që nga dikush janë quajtur analistë në mënyrë aksidentale i ka demantuar trajneri vushtrrias Bekim Shotani.

Shotani sot me Drenicën arriti fitore spektakolare kundër Prishtinës, por përpos fitores së skuadrës ishte fitore edhe pesonale për ish-trajnerin e Vushtrrisë dhe Trepçës ’89 në duel me trajnerin më të mirë në futbollin modern të Shqipërisë, Mirel Josën.

Shotani sot u tregua mjeshtër në shumë elementë në krahasim me skemen dhe paraqitjen taktike të Mirel Josës në ndeshjen e sotme.

Josa, gjashtë herë kampionin me Skendërbeun në futbollin e Shqipërisë, por edhe më përvojë nderkombëtare, si dhe trajner i disa skuadrave të njohura nga Shqipëria, nuk gjeti dotë formulën që kishte për takimin e sotëm Bekim Shotani, por modestia dhe profesionalizmi këtij të fundit ka bërë që përpos Prishtinës sot, “viktimë” para disa ditës të binte edhe një tjetër kandidat tjetër për titull të kampionit, e që ishte Trepça ’89.

Krejt në fund, Drenica sot me Shotanin në krye tregoi që kualiteti nuk mund të jetë shumë i dallueshëm në ndeshje të këtij niveli edhe pse Prishtina ka skuadër me lojtarë më cilësorë, por ai diti shumë mirë që përpos përgatitjes taktike, ta mbajë skuadrën në nivel edhe nga ana psikologjike./Korneri.net.

Artikulli paraprakBekim Shotani me modesti e vlersoi fitoren ndaj Prishtinës
Artikulli tjetërNora dhe Distria sërish na bënë krenarë të gjithëve! Rrëmbejnë medaljet e arta në “Grand Prix – Hagë”