Shumë shpejt e kapin karemin mediet dhe portalet e ndryshme evropiane.

Të shitet Interi në këtë kohë kur gjërat nuk është se po shkojnë keq, pavarësisht rrethanave me koronavirus, sepse tek e fundit të gjithë klubet  e fuqishme evropiane në njërën apo mënyrën tjetër, janë duke qaluar në aspektin financiar, megjithatë gjërat brenda Interit nuk janë ashtu siç u pretentua, përcjell Korneri.net

“Inter nuk janë për shitje”. Për të mohuar thashethemet e qarkulluara në ditët e fundit është presidenti i Nerazzurri Steven Zhang, në një shënim zyrtar të lëshuar nga klubi:

“Në lidhje me disa spekulime të botuara sot, duke iu referuar veçanërisht hipotezës së shitjes së FC Internazionale Milano, presidenti Steven Zhang mohon kategorikisht atë që është raportuar gabimisht dhe specifikon se ky është një lajm pa ndonjë themel”. /Korneri.net

Artikulli paraprakDavid Alaba ka zgjedh klubin e ri, apo klubi atë
Artikulli tjetërLojtarët më të dobët deri tash në Serie A, është edhe një shqiptar