“Do të doja që karrierën ta mbylli te Manchester United. I kam edhe tri vite kontratë, dhe nëse klubi më do atëherë me dëshirë do ta vazhdoja kontratën”, kishte thënë Wayne Rooney tetorin e vitit të kaluar.
Por kohërat po ndryshojnë, e së bashku me të edhe njerëzit. Tre muaj më vonë Rooney nuk është në planet e Jose Mourinhos, i cili zakonisht po e inkuadron në lojë nga banka rezervë, dhe është normale që lojtari mendon largimin.

Dhe, kur i erdhi oferta nga Kina, golashënuesi më i mirë në histori të klubit anglez, definitivisht ka vendosur të largohet nga Old Trafford, shkruajnë mediat britanike. Por, kush mund edhe t’ia zë për të madhe sulmuesit anglez, pasi Rooney do të paguhet nga 1,2 milionë euro në javë, apo rekord 56 milionë euro në vit.

Rooney thuhet se ka pranuar ofertën e kinezëve me të cilët ka mbetur të finalizohen vetëm edhe disa detaje të vogla edhe me Man.Uited. nëse shkon gjithçka sipas planit, Rooney gjatë verës do të bëhet futbollisti më i paguar në histori të futbollit.

Artikulli paraprakFIFA 17 në Old Trafford: Ja kush e fitoi ndeshjen e madhe
Artikulli tjetërTrepça 89′ sikurse skuadrat evorpiane, niset drejt Turqisë për fazën përgatitore