Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, po shkëlqen te Chelsea, ndërsa Reali Madrid është vënë në kërkim të një sulmuesi për të çuar topin në rrjetë.

Shitja e spanjollit të skuadra e trajnerit Antonio Contes, cilësohet si gabimi më i madh i merkatos së Realit, pasi në këto momente, Morata do të ishte shumë i domosdoshëm për skuadrën e Zidane. Vetë sulmuesi i Chelsea thekson se do të donte të kishte qëndruar, por nuk iu dha hapësira e duhur.

“Reali më ndjen mungesën? Do të doja që të mos ishte e vërtetë, sepse nëse më ndiejnë mungesën, do të thotë që gjërat nuk shkojnë mirë dhe këtë nuk e dua për atë klub. Do të doja të kisha qëndruar gjatë në Madrid, por sezonin e kaluar pata shumë pak minuta në dispozicion dhe nuk mund të pranoja një tjetër sezon në pankinë”, tha Morata. /Korneri.net.

 

Artikulli paraprakZbulohet paga e frikshme e Messit, fiton 70% më shumë se Ronaldo
Artikulli tjetërHazard definitivisht merr vendimin e madh