Një muaj i keq dhe i vështirë për Real Madridin, sin ë kampionat ashtu edhe në garat evropiane. Tri barazime rresht, dy herë 1-1 dhe një 2-2, kundër tre kundërshtarëve që tradicionalisht mbajnë fanellet e verdha, mund të jetë vetëm rastësi e rezultateve negative, pasi tri ndeshja pa fitore për Realin nuk ka ndodh për kohë të gjatë.

Ju kujtohen fjalët e Zinedine Zidane para finales së Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar kundër Atl.Madrid kur pati thënë “ajo që duhet të bëjmë është të vrapojmë, të vrapojmë dhe të vrapojmë”, por duket se këto fjalë ishin për edicionin e kaluar jo tani.

Pikërisht disa statistika thonë se pas dy xhirove të para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Real Madridi është skuadra që ka vrapuar më së paku nga 32 ekipet pjesëmarrëse. Në dy ndeshjet përballë Sportingut të Lisbonës dhe Borussias së Dortmundit futbollistët e Realit kanë vrapuar vetëm 176 kilometra me një mesatare prej 8 km për lojtar gjatë një ndeshjeje. Sa i përket skuadrave që kanë vrapuar më shumë kryeson Tottenhami e ndjekur nga Borussia Moenchengladbach, Napoli, Atletico e Madridit dhe Cska e Moskës.

Artikulli paraprakRonaldo&co, do të luajnë në stadiumin bosh në Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetërF1, Rosberg “fluturon” në Sepang