Jemi në fund të edicionit në të gjitha kampionatet evropiane.
Derisa në të gjitha kampionatet më të forta më herët kishin përfunduar çështjet e titullit të kampionit dhe skuadrave që do të luajnë në Evropë, në Serie A ende nuk dihet asgjë, prandaj pa asnjë dyshim ishte kampionati më atraktiv sivjet, shkruan Korneri.net
Derisa Juventusi është më afër titullit dhe Milan do të ketë punë të madhe për të shkuar në Europa League (nëse nuk e mposht pikërisht Juventusin në Coppa Italia), atëherë së paku dy skuadrat më të mëdha italiane që do të përballen në finale, kanë diçka të veçantë sivjet.
Juventus është skuadra më e vjetër në Serie A me moshë mesatare 30 vjeç e 274 ditë, kurse Milan skuadra më e re me 24 vjeç e 137 ditë.
Është interesant të theksohet se skuadra e dytë nga i njëjti qytet, Torino është skuadra e dytë më e vjetër me 29 vjeç e 254 ditë.
Në këtë tabelë mund t’i shihni komplet skuadrat më të reja e më të vjetra në kampionain italian. /Korneri.net