Në një ndeshje basketbolli sado që të jetë i fortë apo i dobët cilësia në mes rivalëve, shumë vështirë është dikush të shënoj 100 pikë në një ndshje që në Evropë zgjat 40 minuta. Megjithatë, një gjë të tillë e arriti basketbollista shqiptare Igena Qypi.

Nga dita e djeshme, basketbollistja e Goga Basket ka “qëndisur” emrin e saj në plejadën e këtij sporti, pasi kurrë më parë asnjë lojtare nuk kishte arritur të bënte atë që bëri Qypi. Kjo e fundit realizoi 100 pikë në ndeshjen kundër Kamzës, e cila u mbyll me suksesin e skuadrës së Henri Mojës me rezultatin 133-25 duke thyer, rekordin e Elona Merkajt me 86 pikë.

E pyetur nëse është e bindur që ky rekord do të zgjasë për një kohë të gjatë, Qypi tha: “Nuk i dihet kurrë. Sigurisht, do kisha preferuar që rekordin tim ta kisha regjistruar në një ndeshje të fortë dhe me rivalitet, në fazën finale e gjysmëfinale. Por, jam e vetëdijshme se kur konkurrenca është e madhe, vështirë se realizohet një numër kaq i madh pikësh”, tha në fund bukuroshja Qypi.

 

Artikulli paraprakVentura për Balotelli: Një gol në 2017-tën nuk mjafton, por…
Artikulli tjetërI vodhi policisë austriake para droge, sulmuesi shqiptar ia mbathi me vrap