Është vetëm 19 vjeç por kjo nuk i pengon të jetë një nga mesfushorët më premtues në futbollin belg, autor i 7 golave në 45 ndeshje sezonin e kaluar me Anderlecht. Në fakt, emri i tij është lidhur me shumë skuadra të ndryshme evropiane sidomos ato spanjolle, por Youri Tielemans mbetet akoma një futbollist i skuadrës mbretërore belge.

Ky talent i ri nuk ka preferuar të lëvizë nga kampionati belg, edhe pse ka pasur disa oferta të mira në këtë afat kalimtar. Në fakt ditëve të fundit është përfolur se skuadër shumë e interesaur për të të është Manchester United në krye me Jose Mourinhon, i cili e pëlqen jashtëzakonisht tepër 19 vjeçarin.

Ndërkohë në shtypin polak ish shoku i tij te Anderlacht, Lukas Plonowski i cili tani luan në Poloni, ka zbuluar lajmin se Tielemans është kontaktuar nga Jose Mourinho.

“Ai më telefonoi së fundmi dhe më tha se Jose Mourinho, e kishte marrë në telefon për të pyetur nëse ka gjasa të transferohet në Manchester United. Ai është një nga talentet më premtues në futbollin belg dhe një kalim i mundshëm në Premier League, do të ishte fantastike për të ardhmen e tij”, përfundoi polaku.

Youri Tielemans është lojtari më poshtë Jose Mourinho

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here