Faqja zyrtare e “Uefa Champions League” në Twitter ka kujtuar sot dy nga portierët më të mirë të këtij kompeticioni. Në një postim janë treguar arritjet e dy gardianëve që frymëzuan talentet e rinj ndër vite, si Buffon dhe Casillas, të cilët plotësisht e kanë merituar të quhen “legjenda”.

Në këtë postim më pas është kërkuar mendimi i tifozëve për të zgjedhur më të mirin.

Spanjolli Casillas ka bërë historinë me mbretërorët e Realit duke fituar tre trofe “Championsi”, por mbi të gjitha ka qenë aty për të shpëtuar portën sa e sa herë, edhe në rastet kur nuk është fituar titulli.

Ndërsa Buffon nuk e ka fituar asnjëherë, por vlerat e tij janë të padiskutueshme, e për këtë arsye UEFA e cilëson si një nga fenomenet që ka frymëzuar këtë sport. Pavarësisht se në shumë raste ka shkuar deri në finale, por pa arritur t’a ketë këtë trofe, transmeton “Fix”.

Përsa i përket portierit më të mirë, kanë menduar vetë protagonistët. Me Casillas që i drejtohet Buffon: “Bufon çfarë mendon ti? Për mua, ti je më i miri.

Nuk ka munguar as përgjigjja e këtij të fundit. “Unë nuk zgjedh. Ne jemi më të mirët”, thotë Bufon.

Artikulli paraprakZyrtare: Patrice Evra befason me skuadrën e re
Artikulli tjetërZyrtare: Guedes prezantohet te Paris SG