Mbajtja e maskës gjatë kohës kur luhet një ndeshje futbolli, nga vetë lojtarët, tashmë nuk është më një tabu.

Diçka e tillë është realizuar nga kapiteni i skuadrës Club Deportivo Olimpia nga Hondurasi, Jerry Bengtson. Ky i fundit ka luajtur ditën e sotme me maskë ndaj skuadrës kanadeze të Montreal Impact.

Në këtë mënyrë, futbollisti nga Hondurasi ka thyer një tabu, ku shumë futbollistë ishin kundër për shkak se shpreheshin se iu krijon probleme me frymëmarrjen. Bengtson e ka marrë këtë vendim, në mënyrë që të jetë sa më i mbrojtur nga Koronavirusi, për veten e tij por edhe për familjarët.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakIsraeli Ruscus
Artikulli tjetërUp In Arms About Courting Belize Women?