Skuadrat e mëdha janë ende në merkato. Roma, Inter dhe Milan janë gati të bëjnë lëvizjen e fundit për sezonin e ri dhe emrat që qarkullojnë janë disa. Po cilët janë lojtarët, të cilët mund të jenë goditja “last muinute” për këto skuadra?
Seria A tashmë ka nisur, por merkatoja nuk është mbyllur, madje ka zhvillime interesante, ku janë të përfshira edhe shumë skuadra italiane, por mbi të gjitha Roma, Inter dhe Milan, kurse Juventus dhe Napoli mund të bëjnë vetëm ndonjë rregullim të vogël. Janë disa lojtarë të skuadrave të mëdha europiane, që do të largohen, pasi kanë dalë jashtë projektit, dhe në Itali janë gati të përfitojnë. Ata janë vënë në vitrinë, gati për të gjetur skuadrën e re.
Dhe në këtë listë janë disa emra si Lucas Moura, Julian Draxler, Jack Willshere, Diego Costa, Grzegorz Krychowiak, Keita Balde, Patrik Schick, Serge Aurier, Gerard Deulofeu, Riyad Mahrez.