Një lajm i padëgjuar deri tash ka qarkulluar në mediat spanjolle.

Policia ka arrestuar një shtetas maroken nën dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë  ndeshjes më të madhe të futbollit në botë ‘El Clasico’ në mes Barcelonës dhe Real Madridit, përcjell Korneri.net

33-vjeçari, identiteti it ë cili nuk u zbulua qëllimisht,  dyshohet se ka dashur ta bëjë një masakër në stadium, me anë të një droni.

“Detajet tregojnë se ai hoqi dorë nga plani origjinal dhe u përqëndrua te tifozët. I akuzuari pranoi se kishte planifikuar gjëra të mëdha, shkatërrim në masë”, raporton ‘El Periodico’, pas së cilës  marokeni u arrestua dhe menjëherë u dërgua  në burg.

Gjithashtu zbulohet se teroristi kishte pasi nuk e realizoi planin  A, shpërthimin e dronit përplot me mjete plasëser TNT, kishte dashur të kalonte te plani B, për të sulmuar me thikë Lionel Mesin në “Camp Nou”. /Korneri.net

Artikulli paraprakRashica dhe Werder pësuan edhe një debakël, Leverkusen nuk largohet nga kreu
Artikulli tjetërSkuadra e Beckham duket kështu