“Ne, FC Prishtina dhe Kushtrim Munishi nuk kemi mundur të merremi vesh për kushtet dhe kriteret të cilat i ka çdo klub. Kërkesa e Prishtinës ka qenë decidive që trajneri të jetë në çdo kohë në dispozicion për lojtarin. Që trajneri i Prishtinës të ketë një adresë. Që trajnerët mos të kenë ndonjë konflikt interesi. Ne nuk jemi pajtuar në këtë drejtim dhe vendosëm që tash e tutje ekipin të udhëheq, drejtori sportiv, Lutz Lindemann. Pra, mos plotësimi i kushteve që kemi kërkuar ne dhe mospajtimi për këto kushte. Sidoqoftë ne e falënderojmë Munishin për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtutjeshme”, ka thënë, nënkryetari i bordit të FC Prishtina, Ahmed Kurtolli./prishtinafc/