Gigi Donnarumma parashikohet që Brenda pak viteve të shpallet portiere më i mirë në botë, dhe këtë epitet ta mbaj më shumë se një dekadë.

Anëtari i Milanos po i mahnitë të gjithë, dhe për këtë tifozët e Milanos anë e mbanë botës janë shumë të gëzuar që kanë një siguri në portë.

Por, kohëve të fundit flitej se i roi Donnarumma do të mund të kalojë te Juventusi për të qenë pasardhësi i Gigi Buffon i cili nuk besohet se do të luajë pas vitit 2018.

Kështu thonë italianët nëpër mediat e ndryshme, mirëpo vëllau i anëtarit të Milanos, Antonio Donnarumma i cili luan në kampionatin grek, i ka shuar të gjitha shpresat e biankonerëve.

“Gigi nuk do të shkoi kurrë te Juventus, për këtë të jeni të sigurtë sepse kemi biseduar për këtë temë disa herë dhe më kë thënë që nuk ka asnjë arye të largohet nga Milan ku do të mbetet gjithmonë. Ai është rosoner në zemër dhe ëndrra e tij i është realizuar. Gigi dëshiron të fitojë trofe me Milanon që e sheh si dominues në Evropë pas 2-3 viteve të ardhme” ka deklaruar Antonio i cili në fund tha se gjithmonë e mposht vëllaun e tij në Play Station, kuptohet në futboll.

Artikulli paraprakNdeshje të papara në NBA, 262 pikë në ndeshjen Caveliers-Blazers, 149 pikë vetëm Warriors
Artikulli tjetër10 herë radhazi futbollist i vitit në Seudi, nuk do ta besoni se me çka nderohet Ibra nga…